Friday, October 9, 2026
spot_img
HomePolitikëKurti takohet me Kaja Kallas në New York: Në fokus Banjska, krerët...

Kurti takohet me Kaja Kallas në New York: Në fokus Banjska, krerët e UÇK-së dhe rruga evropiane e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Në takim, Kurti ka ngritur çështjen e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku më 24 shtator 2023 u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai ka kërkuar përkrahjen e Bashkimit Evropian që Serbia të ushtrojë presion për sjelljen para drejtësisë në Kosovë të Milan Radoiçiqit dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit përgjegjës për sulmin.

“Pasnesër, më 24 shtator, mbushen tre vjet nga agresioni i Serbisë dhe sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Për këtë kërkova përkrahjen e BE-së që t’i bëjnë trysni Serbisë, në mënyrë që Milan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar të përballen me drejtësinë në Kosovë.”

Advertisement

Kurti ka ngritur gjithashtu shqetësimin për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e ka cilësuar procesin si jo tërësisht transparent dhe ka thënë se Kosova do të angazhohet që çështja të shqyrtohet në shkallën e apelit.

“Shpreha shqetësimin tim të thellë për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara. Gjykimi nuk ka përfunduar dhe Republika e Kosovës do të angazhohet që ky proces dhe verdikt të korrigjohen në shkallën e apelit.”

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa ai ka theksuar përcaktimin strategjik të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike.

Kurti ka kërkuar që Brukseli të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në raport me Kosovën, duke e konsideruar dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE si një përgjigje të rëndësishme ndaj përkushtimit të Kosovës për integrimin evropian.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments