Friday, October 9, 2026
spot_img
HomeRajonSPAK lëshon masë sigurie për kreun e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni -...

SPAK lëshon masë sigurie për kreun e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni – pezullohet nga detyra

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, e cila u pezullua nga detyra.

Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës, shkruan Balkanweb.com.

Mediat në Shqipëri raportojnë se është duke u kontrolluar edhe banesa e saj. 

Advertisement

Për Hysenin dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror. 

Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. 

Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.

Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments