Saturday, October 10, 2026
spot_img
HomeRajon“ZEMËR, DUHET TË KONCENTROHEMI”/ Zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin....

“ZEMËR, DUHET TË KONCENTROHEMI”/ Zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin. SPAK dyshon se mes tyre ka pasur lidhje personale 

SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe Ergys Agasit, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale mes tyre, si dhe për komunikime të vazhdueshme lidhur me çështjen penale ku është përfshirë Agasi.

Në telefonin e Ergys Agasit, SPAK ka gjetur komunikime me shkrime, foto dhe video me Vlora Hysenin. Nga fundi i qershorit deri në ditën e arrestimit, mes tyre janë shkëmbyer mbi 100 telefonata dhe mesazhe. Sipas hetimeve, Hyseni i tregonte Agasit për takimet që zhvillonte me kryeministrin dhe drejtuesin e Policisë së Shtetit.

Në komunikimet e siguruara nga hetuesit, sipas informacioneve të bëra publike, shfaqen edhe shprehje të tilla si: “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”.

Advertisement

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments