Sunday, October 11, 2026
spot_img
HomePolitikëPDK përkujton Bunjakun: Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë...

PDK përkujton Bunjakun: Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.

Përmes një postimi, PDK-ja ka shkruar se më 24 shtator 2023 Bunjaku u vra nga terroristë serbë gjatë detyrës duke mbrojtur Republikën e Kosovës.

“Sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë. E përjetshme qoftë lavdia për Heroin Afrim Bunjaku!”, thuhet në postimin e PDK-së.

Advertisement

Në nderim të kujtimit për Bunjakun, të enjten janë organizuar disa aktivitete – nisur nga homazhet e vendosjen e gurthemelit të obeliskut për të.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments