Monday, October 12, 2026
spot_img
HomeSiguriSHBA-ja rithekson thirrjen që autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

SHBA-ja rithekson thirrjen që autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar sot, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, duke kërkuar që autorët e sulmit të mbahen përgjegjës.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka nderuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023.

“Ne i bashkohemi Kosovës për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ne ritheksojmë thirrjen tonë që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës”, thuhet në postimin e ambasadës.

Advertisement

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments