Friday, October 9, 2026
spot_img
HomePolitikëAnton Quni pritet të propozohet për president gjatë javës së ardhshme

Anton Quni pritet të propozohet për president gjatë javës së ardhshme

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, pritet të jetë emri që do të propozohet për president të Republikës së Kosovës gjatë javës së ardhshme, bëjnë të ditur burime të Radar Report.

Sipas burimeve të Radar Report, emri i Qunit pritet të diskutohet në kuadër të zhvillimeve të reja politike dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit të vendit.

Propozimi i mundshëm vjen pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president dhe ngecjes së bisedimeve ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. 

Advertisement

Emri i Anton Qunit është përmendur edhe më herët si një alternativë e mundshme për këtë post. Ndërsa më 25 shtator, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, doli publikisht me propozimin që Quni të jetë kandidat për president, duke e cilësuar atë si figurë unifikuese. 

Quni, i cili ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe aktualisht është deputet i LDK-së, ende nuk ka konfirmuar publikisht nëse është i gatshëm të kandidojë për këtë pozitë.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga LDK-ja për kandidaturën e tij. Propozimi i pritshëm mbetet në nivel të informacioneve nga burimet e Radar Report, ndërsa zhvillimet e ditëve në vijim pritet të qartësojnë nëse emri i Qunit do të marrë mbështetjen e nevojshme politike./Radar Report.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments