Sunday, October 11, 2026
spot_img
HomePolitikëHamza: Nëse kalon Projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë edhe...

Hamza: Nëse kalon Projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë edhe për temat tjera

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë është prioritet për partinë e tij, duke theksuar se vetëm pas kalimit të tij janë të hapur për të diskutuar edhe çështje të tjera politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit.

Hamza tha se kjo nuk paraqet një kushtëzim, por sipas tij, një nevojë në situatën aktuale.

“Prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara… Nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po e them si nevojë, nëse kalohet, jemi të hapur me diskutu temat tjera. Nëse nuk kalohet, nuk kemi temë më të rëndësishme se kjo”, ka theksuar Hamza.

Advertisement

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin Albin Kurti kanë diskutuar për çështjet aktuale politike, përfshirë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e presidentit.

Megjithatë, Hamza tha se në takimin me Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë sa i përket presidentit.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments