Monday, October 12, 2026
spot_img
HomeSiguriDogana e Kosovës konfiskon 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të...

Dogana e Kosovës konfiskon 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Radar Report | 28 shtator 2026

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë, gjatë një aksioni të zhvilluar në disa hapësira depoje në Prizren. Një person është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Aksioni është realizuar nga njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, pas informatave të siguruara nga terreni.

Advertisement

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë gjetur 791 kilogramë duhan të grirë të paketuar dhe 85 kilogramë duhan të grirë të papaketuar.

Po ashtu, janë evidentuar 21 mijë cigare të markës “Marble”, pa banderolë, si dhe 97 mijë cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, por pa banderolë të Republikës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Doganës dhe prokurori kujdestar. Personi përgjegjës për hapësirat ku është gjetur malli është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

I gjithë malli i sekuestruar është dërguar për ruajtje nën mbikëqyrje doganore, ndërsa rasti po trajtohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments