Monday, October 12, 2026
spot_img
HomeRajonMichèle Picard caktohet kryetare e trupit gjykues në Apelin ndaj ish-krerëve të...

Michèle Picard caktohet kryetare e trupit gjykues në Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykatësja Michèle Picard është caktuar kryetare e trupit gjykues në procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Caktimi i saj është bërë i ditur përmes një vendimi të publikuar lidhur me afatet dhe procedurat e ankesave në këtë rast.

Sipas vendimit, Mbrojtja dhe Prokuroria duhet të dorëzojnë deri më 27 nëntor njoftimet e tyre për apel.

Advertisement

Në vendim bëhet e ditur gjithashtu se aktgjykimi i shkallës së parë ende nuk është përkthyer në gjuhën shqipe, çka nënkupton se publikimi i tij në shqip nuk pritet të bëhet së paku gjatë dy javëve të ardhshme.

Në vendim, Trupi i Apelit e udhëzon Sekretarinë që të raportojë lidhur me ecurinë e përkthimit dhe kohën e pritshme të përfundimit të tij.

“UDHËZON Sekretarinë që, brenda 10 ditësh nga dorëzimi i këtij Vendimi, ta njoftojë Trupin e Apelit për ecurinë e përkthimit të Aktgjykimit në gjuhën shqipe, si dhe për kohën e pritshme të përfundimit të tij”, thuhet në vendim.

Kështu, procedura e Apelit tashmë ka hyrë në fazën e përcaktimit të afateve për palët, ndërsa Mbrojtja dhe Prokuroria pritet të paraqesin njoftimet për ankesat e tyre deri në fund të nëntorit.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments