Thursday, October 8, 2026
spot_img
HomeEkonomi“Hap i madh për energjinë e Kosovës”, dy kompani amerikane garojnë për...

“Hap i madh për energjinë e Kosovës”, dy kompani amerikane garojnë për ndërtimin e sistemeve të baterive 340 MWh në Istog e Ferizaj

Dy kompani amerikane kanë dorëzuar ofertat për projektimin dhe ndërtimin e sistemeve të baterive me kapacitet prej 340 MWh në Istog dhe Ferizaj.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se tashmë nis faza e vlerësimit të ofertave, ndërsa synohet që ndërtimi i projektit të nisë vitin e ardhshëm.

Projekti, me vlerë 236.7 milionë dollarë, është pjesë e Programit Kompakt të bashkëfinancuar nga Shtetet e Bashkuara përmes MCC-së dhe Qeveria e Kosovë

Lexoni të plotë postimin e ministres Rizvanolli: 

Dy kompani amerikane kanë dorëzuar oferta për projektimin dhe ndërtimin e baterive! 

Tani vijon vlerësimi, me synim nisjen e ndërtimit vitin e ardhshëm. 

Me kapacitet prej 340 MWh në Istog dhe Ferizaj, po i afrohemi realizimit të një prej investimeve më të mëdha në sektorin e energjisë në dekadat e fundit.

Projekti është pjesë e Programit Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh, të bashkëfinancuar nga ShBA-ja përmes MCC-së dhe Qeveria e Kosovës.

Faleminderit partnerëve tanë amerikanë, MCC-së dhe ekipit të MCA-Kosovës për përkushtimin dhe punën e përbashkët për sigurinë energjetike të vendit tonë.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments