Friday, October 9, 2026
spot_img
HomePolitikëOVL-UÇK paralajmëron protestë të hënën para Kuvendit: Veteranëve dhe qytetarëve u është...

OVL-UÇK paralajmëron protestë të hënën para Kuvendit: Veteranëve dhe qytetarëve u është shterur durimi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve të saj, pas, siç thotë, dështimit për të arritur një marrëveshje politike lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një deklaratë të publikuar çaste më parë, OVL-UÇK ka bërë thirrje për tubim para Kuvendit të Kosovës të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00

Sipas organizatës, nuk është arritur marrëveshje politike për votimin e menjëhershëm të ndryshimeve ligjore, ndërsa ajo ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj kësaj çështjeje.

Advertisement

“Pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje politike për votimin e menjëhershëm të plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe pas lojës së vazhdueshme politike e procedurale të Albin Kurtit me një çështje kaq të ndjeshme, durimi i veteranëve të UÇK-së dhe i qytetarëve të Kosovës po merr fund”, thuhet në deklaratë.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments