Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili kishte nisur në orën 16:40 në ambientet e Kuvendit të Kosovës mëson Radar Report.
Takimi ka zgjatur më shumë se një orë dhe është zhvilluar në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Takimi i sotëm erdhi pasi Kuvendi votoi në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kurti dhe Hamza kanë zhvilluar disa takime gjatë ditëve të fundit pikërisht për këto dy çështje.
Hamza ka insistuar që ndryshimet në Ligjin për Specialen të miratohen në tërësi, përfshirë leximin e dytë, përpara se PDK-ja të japë votat për zgjedhjen e presidentit.
“Ne po themi me u aprovu ligji në dy leximet, pastaj me u propozu emri për president dhe me u zgjedhë presidenti e me u shmang zgjedhjet”, kishte deklaruar Hamza.
Ende nuk është bërë e ditur nëse nga takimi i sotëm është arritur ndonjë marrëveshje mes Kurtit dhe Hamzës.





Recent Comments