Thursday, October 8, 2026
spot_img
HomePolitikëKurti pas zgjedhjes së presidentes: Kosova ka institucione stabile, do të punojmë...

Kurti pas zgjedhjes së presidentes: Kosova ka institucione stabile, do të punojmë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës dhe miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Kurti ka deklaruar se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova tashmë ka institucione stabile.

“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se pas miratimit të ndryshimeve në ligj, institucionet do të punojnë për, siç është shprehur ai, suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit në Hagë.

“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka falënderuar deputetët që morën pjesë në votim, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit për presidente.

“Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”, ka përfunduar Kurti.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota, ndërsa në të njëjtën seancë Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. 

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments