Valon Lluka është ndaluar për 48 orë nga Policia, sipas informacioneve fillestare.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Kaltrina Shala.
Kjo e fundit, ka shtuar edhe se, ndalimi i Llukës, është bërë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’mashtrimi’’, ‘’shpërdorim i pasurisë së huaj’’, ‘’keqpërdorim i autorizimeve ekonomike’’ dhe, ‘’lidhja e kontratës së dëmshme’’.
‘’Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, dhe për veprën penale “Lidhja e kontratës se dëmshme” nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i çështjes në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të shqyrtoje mundësinë për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj të pandehurit.’’, ka thënë ajo.
Valon Lluka tashme është i denoncuar për abuzime me pozitën sa ishte drejtor në Mabetex
Ish-presidenti dhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli ka dhënë një intervistë për Blendi Fevziun në Tv Klan, ku ka sqaruar situatën e Aeroportit të Vlorës.
Ndër të tjera, Pacolli ka akuzuar ish-administratorin e tij Valon Llukën për vjedhje, shkruan Arbresh.info
“Valon Lluka, administratori im, 19 vite ai ka vjedh nga kompanitë e mija në Kosovë 5 milionë euro, i ka marrë prej llogarisë dal nga dal dhe i ka dërguar në llogarinë e vet në Dubai. Ai njëri ka vjedhur nga një kompani e kërpudhave në Mitrovicë, e them me përgjegjësi, ka vjedhur çdo vit me gruan e tij nga 3 mijë euro dhe i ka faktoru gjoja se gruaja e tij ka shitur kërpudha mali në fabrikën e kërpudhave të cilën ne e posedojmë në Mitrovicë”, ka deklaruar Pacolli.





Recent Comments