Friday, October 9, 2026
spot_img
HomeSiguriKFOR-i dhe Policia e Kosovës shkëmbejnë përvoja për komunikimin me publikun

KFOR-i dhe Policia e Kosovës shkëmbejnë përvoja për komunikimin me publikun

Komanda Rajonale Lindje e misionit të KFOR-it ka pritur zyrtarë rajonalë për informim publik të Policisë së Kosovës në kampin Bondsteel, në kuadër të një shkëmbimi profesional të përvojave, me qëllim forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre dhe diskutuan për komunikimin institucional, bashkëpunimin me mediat, rrjetet sociale, tregimin vizual përmes pajisjeve mobile dhe përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.

“Shkëmbimi profesional ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës synon forcimin e bashkëpunimit, përmirësimin e komunikimit me publikun dhe koordinimin për të siguruar informim të shpejtë dhe të saktë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Advertisement

Ky aktivitet u ofroi zyrtarëve të komunikimit të të dy institucioneve mundësi për të mësuar nga përvojat e njëri-tjetrit, për të forcuar marrëdhëniet profesionale dhe për të përmirësuar koordinimin në komunikimin me publikun.

KFOR-i ritheksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Misioni theksoi se mandatin e zbaton në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet përkatëse të secilit në fushën e sigurisë.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments