Friday, October 9, 2026
spot_img
HomeSiguriKONFIRMOHET RAPORTIMI I RADAR REPORT: Burri dyshohet se vrau gruan 30-vjeçare në...

KONFIRMOHET RAPORTIMI I RADAR REPORT: Burri dyshohet se vrau gruan 30-vjeçare në Livoq të Ulët, pastaj edhe vehten

Gjilan, 9 tetor 2026 – Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e rëndë të raportuar më herët ekskluzivisht nga Radar Report në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit, ku kanë humbur jetën një burrë dhe një grua, të dy rreth 30-vjeçarë.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, gruaja dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga i njëjti i dyshuar, ndërsa burri është gjetur pa shenja jete brenda një veture.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Advertisement

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25, pas të shtënave me armë zjarri në Livoq të Ulët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, dy prokurorë të Shtetit dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Gjatë incidentit është plagosur edhe një person tjetër, i cili, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave fillestare, mes të dyshuarit dhe viktimave dyshohet të ketë pasur lidhje familjare. Motivi i ngjarjes ende nuk dihet.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është vetëdorëzuar dhe se është sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Radar Report do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments