Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Christoph Israng, drejtor i Departamentit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, i shoqëruar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.
Sipas njoftimit të Maqedoncit, në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e mbrojtjes, përfshirë trajnimet e përbashkëta, ushtrimet ushtarake, shkollimin, blerjen e pajisjeve ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes.
Palët diskutuan gjithashtu për zhvillimet aktuale të sigurisë në rajon dhe kontributin e Kosovës për sigurinë rajonale dhe më gjerë.
Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit, Israng shprehu falënderimin për angazhimin e Kosovës në çështjet e sigurisë evropiane dhe globale, si dhe konfirmoi angazhimin e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes është në nivelin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ministri e cilësoi Gjermaninë si partner strategjik të Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme gjermane dhe përkushtimin për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.










Recent Comments