Ministria e Ekonomisë ka nisur procedurat për ankandin e ri për 100 megavatë (MW) kapacitete të energjisë nga era, në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC).
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky projekt është pjesë e planit për zhvillimin e deri në 300 MW kapacitete të reja të energjisë nga era.
“Sot po i nisim procedurat për hapin e ankandit të ri prej 100 MW të reja të energjisë nga era, në bashkëpunim me IFC. Planin total e bëjmë së bashku deri në 300 MW të energjisë nga era, që janë shumë të rëndësishme për sigurinë energjetike të Kosovës, për energji më të pastër e më të shfrytëzueshme”, deklaroi Rizvanolli.
Sipas përfaqesuesit të Korporatës projekti pritet të sjellë investime të reja në sektorin e energjisë dhe të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të energjisë së gjelbër.
“300 MW kapacitete të reja të instaluara të energjisë së gjelbër është mision i IFC-së dhe Bankës Botërore për t’i sjellë dhe është projekt i cili sjell deri në 500 milionë deri në 1 miliard euro investime të reja në vendin tonë”, u tha në aktivitet.





Recent Comments