Sunday, October 11, 2026
spot_img
HomeSiguriHyseni thërret mbledhje urgjente pas dy rasteve tragjike në Gjilan

Hyseni thërret mbledhje urgjente pas dy rasteve tragjike në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka paralajmëruar mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pas dy ngjarjeve tragjike me pasoja fatale që kanë ndodhur në këtë komunë brenda dy ditëve.

Hyseni ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet të hënën në mëngjes, ku bashkë me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse do të koordinohen hapat për garantimin e sigurisë publike.

“Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës”, ka shkruar Hyseni në një postim në Facebook.

Advertisement

Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Hyseni ka theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioritet institucional, duke i ftuar qytetarët për maturi, qetësi dhe bashkëpunim me organet e rendit.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments