Monday, November 9, 2026
spot_img
HomeSiguriKB Policia e Kosovës shënon fitore bindëse ndaj Fushë Kosovës, ndeshjen ia...

KB Policia e Kosovës shënon fitore bindëse ndaj Fushë Kosovës, ndeshjen ia kushton 24 policëve të rënë në detyrë

KB Policia e Kosovës ka vazhduar serinë e fitoreve, duke triumfuar sonte ndaj KB Fushë Kosovës me rezultat 105:79.

Kjo ndeshje kishte një domethënie të veçantë, pasi iu kushtua 24 zyrtarëve policorë që kanë rënë në detyrë.

Në shenjë nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre, lojtarët e KB Policisë së Kosovës bartën fanella me emrat e policëve të rënë, duke përcjellë një mesazh mirënjohjeje për kontributin dhe sakrificën e tyre.

Advertisement

Përmes kësaj fitoreje, KB Policia e Kosovës shënoi jo vetëm një tjetër sukses në parket, por edhe një akt simbolik nderimi për 24 heronjtë e Policisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme 24 policëve të rënë në detyrë!

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments