Wednesday, November 11, 2026
spot_img
HomeSiguriElshani në terren: Inspekton pikat kufitare në jug, vlerëson sfidat dhe nevojat...

Elshani në terren: Inspekton pikat kufitare në jug, vlerëson sfidat dhe nevojat e policisë

Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Elshani, ka realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare – Jugu, ku është njohur nga afër me gjendjen e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballen njësitë policore në terren.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë vizitës së realizuar më 10 nëntor 2026, Elshani ka vizituar stacionet policore kufitare dhe disa pika kyçe në terren.

Gjatë takimeve me zyrtarët policorë, ai është informuar për aktivitetet operacionale, kushtet e punës dhe situatën aktuale të sigurisë në këtë rajon.

Advertisement

Në fokus të diskutimeve ishin edhe nevojat operacionale, përmirësimi i kushteve të punës, forcimi i kapaciteteve policore dhe avancimi i masave për mbikëqyrjen dhe kontrollin efektiv të kufirit.

Policia ka bërë të ditur se kjo vizitë, e realizuar pas marrjes së detyrës së drejtorit të Departamentit për Kufi, kishte për qëllim identifikimin e sfidave dhe vlerësimin e nevojave për rritjen e sigurisë kufitare, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për qytetarët që jetojnë në zonat kufitare.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments