Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në Paris.
Për këtë takim ka raportuar radioja publike e Armenisë, duke thënë se ata dy kanë diskutuar për “perspektivat e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.
Armenia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Në veçanti, raporton ky medium, ata kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe ndërmarrjen e hapave të përbashkët në këtë drejtim.
Po ashtu, ata kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke vënë në pah potencialin e konsiderueshëm për thellimin e mëtejshëm të angazhimit në këtë sektor.
“Palët kanë shkëmbyer gjithashtu mendime për çështjet rajonale, përfshirë mundësitë që po krijohen si rezultat i vendosjes së paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit”, thuhet në këtë raportim.





Recent Comments