Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë, të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa Ulutaş ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Duke qenë se mandati i tij si komandant i KFOR-it përfundon në mesin e tetorit, Ulutaş ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe ka shprehur vlerësimin për kontributin afatgjatë dhe të rëndësishëm të SHBA-së në misionin e KFOR-it.
KFOR-i ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes.





Recent Comments