Friday, October 9, 2026
spot_img
HomePolitikëEKSKLUZIVE | Radar Report: KPK shkarkon Blerim Isufajn

EKSKLUZIVE | Radar Report: KPK shkarkon Blerim Isufajn

Prishtinë – Radar Report mëson nga burimet e veta se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim për shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Sipas burimeve të Radar Report, vendimi është marrë pas shqyrtimit të performancës së Isufajt dhe vlerësimit se ai nuk ka dëshmuar nivelin e kërkuar të rezultateve profesionale në ushtrimin e detyrës.

Mbledhja e KPK-së është zhvilluar sot, më 2 tetor, në kuadër të diskutimeve për performancën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Advertisement

Radar Report ka raportuar më herët se KPK nuk e kishte miratuar raportin e punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, duke ngritur diskutime mbi efikasitetin dhe rezultatet e këtij institucioni. (Sinjali⁠)

Burimet e Radar Report thonë se vendimi ndaj Isufajt lidhet pikërisht me vlerësimin e punës së tij dhe me rezultatet e paraqitura para KPK-së.

Radar Report është në pritje të konfirmimit zyrtar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për vendimin dhe arsyetimin e plotë të tij.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments