Thursday, October 8, 2026
spot_img
HomePolitikëHamza: Ende ka mundësi për marrëveshje për presidentin, nesër pritet votimi i...

Hamza: Ende ka mundësi për marrëveshje për presidentin, nesër pritet votimi i Ligjit për Specialen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se ende ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Hamza është shprehur optimist edhe për seancën e nesërme të Kuvendit, ku pritet të trajtohet projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai ka bërë thirrje që projektligji të mbështetet nga të gjithë deputetët. (KOHA.net)

“Ne po themi me u aprovu ligji në dy leximet, pastaj me u propozu emri për president dhe me u zgjedhë presidenti e me u shmang zgjedhjet”, ka deklaruar Hamza.

Sipas tij, qëndrimi i PDK-së është që fillimisht të përfundojë procesi i ndryshimit të Ligjit për Specialen dhe më pas të diskutohet për emrin e presidentit.

Hamza ka theksuar se PDK-ja nuk ka kërkuar të jetë pjesë e Qeverisë, por është e hapur për të kontribuar në zgjidhjen e çështjes së presidentit. (epokaere.com)

Afati i përcaktuar për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor, ndërsa deri tani partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje përfundimtare. (KOHA.net)

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments