Thursday, October 8, 2026
spot_img
HomeSiguriDogana dhe Policia zbulojne 30,550 euro te padeklaruara ne Bërnjak

Dogana dhe Policia zbulojne 30,550 euro te padeklaruara ne Bërnjak

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar tentativën për futjen e 30,550 eurove të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit në pikën kufitare në Bërnjak, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja. Pavarësisht se udhëtari deklaroi se nuk kishte mjete monetare për të deklaruar, gjatë kontrollit të automjetit është zbuluar një hapësirë e fshehtë në dysheme.

Në të janë gjetur 30,550 euro para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar pranë zyrtarëve doganorë.

Sipas legjislacionit në fuqi, personat që hyjnë ose dalin nga Kosova dhe bartin 10 mijë euro ose më shumë janë të obliguar të deklarojnë shumën dhe burimin e mjeteve monetare.

Rasti është evidentuar nga autoritetet për procedurat e mëtejshme, ndërsa Dogana e Kosovës ka theksuar se kontrollet synojnë parandalimin e kontrabandës, qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare dhe pastrimit të parave.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments