Saturday, October 10, 2026
spot_img
HomeEkonomiProduktet “Made in Kosova” synojnë tregjet e Lindjes së Mesme, arrihen 7...

Produktet “Made in Kosova” synojnë tregjet e Lindjes së Mesme, arrihen 7 marrëveshje në panairin FOOD SYRIA

Damask – Prodhuesit kosovarë kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit në tregjet ndërkombëtare, duke prezantuar produktet “Made in Kosova” në panairin FOOD SYRIA, të organizuar në Damask nga Shoqata TUKIAD.

Pjesëmarrja në këtë panair kishte për qëllim promovimin e produkteve vendore dhe krijimin e mundësive të reja për eksport në tregjet e Sirisë, Libisë dhe Palestinës.

Në panair u prezantuan produktet e disa prej kompanive kosovare, përfshirë ABI – PROGRES, DEVOLLI GROUP, PEJA, ZERO, VITA, HOLL, FLUIDI GROUP – LEMONITA, DOBLE FORCE, RETRO COLA, CAMEL – Biskota & Wafers dhe YMERI GROUP, si dhe prodhues të tjerë vendorë.

Advertisement

Një prej rezultateve kryesore të pjesëmarrjes në panair është arritja e shtatë marrëveshjeve biznesore për tri tregje të Lindjes së Mesme – Libi, Siri dhe Palestinë.

Kryetari i Shoqates TUKIAD, Ragip Çesko, e ka vleresuar kete rezultat si nje hap te rendesishem per prodhuesit kosovare dhe per forcimin e prezences se produkteve vendore ne tregjet nderkombetare.

“Ky është një rezultat i rëndësishëm për prodhuesit tanë dhe për atë që ne si TUKIAD po mundohemi të ndërtojmë. Interesimi i madh që kemi parë në panair dhe arritja e shtatë marrëveshjeve për tregjet e Libisë, Sirisë dhe Palestinës tregojnë se produktet “Made in Kosova” kanë cilësi, shije dhe konkurrueshmëri. Ne do të vazhdojmë të punojmë për hapjen e tregjeve të reja dhe krijimin e lidhjeve direkte mes bizneseve kosovare dhe partnerëve ndërkombëtarë.
”, ka deklaruar Çesko.

Sipas TUKIAD, interesimi i vizitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj produkteve kosovare ishte i lartë, duke dëshmuar potencialin e prodhuesve vendorë për të konkurruar në tregjet e huaja.

Çesko ka falënderuar prodhuesit vendorë për besimin dhe bashkëpunimin, duke përmendur në veçanti Irfan Fushën, Berat Mustafën, Bernard Zhurin, Hysamedin Çeskon dhe Ymer Arapin, për kontributin në prezantimin e produkteve kosovare.

Shoqata TUKIAD ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për promovimin e prodhuesve vendorë dhe krijimin e mundësive të reja për eksport, me fokus në tregjet e Lindjes së Mesme dhe Turqisë.

“Qëllimi ynë është që “Made in Kosova” të mos mbetet vetëm një emër në produkt, por të shndërrohet në një markë që njihet dhe kërkohet në tregjet ndërkombëtare. Për këtë arsye, do të vazhdojmë të krijojmë ura të reja bashkëpunimi dhe mundësi konkrete për bizneset kosovare.”, ka theksuar Çesko.

Pjesëmarrja në FOOD SYRIA dhe shtatë marrëveshjet e arritura paraqesin një mundësi konkrete për zgjerimin e eksporteve kosovare dhe hapjen e kanaleve të reja tregtare në tregjet e Lindjes së Mesme.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments