Sunday, October 11, 2026
spot_img
HomeSiguriFSK-ja fitoi medaljen e artë në “Cambrian Patrol 2026”, Maqedonci: Dëshmi e...

FSK-ja fitoi medaljen e artë në “Cambrian Patrol 2026”, Maqedonci: Dëshmi e profesionalizmit

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se ushtarakët e FSK-së fituan medaljen e artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar,

Ai vlerësoi se kjo është një tjetër dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot, kjo arritje u nderua edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e Ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët tanë ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e Ambasadës, në një ceremoni të veçantë ushtarake.

Advertisement

Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shkroi në Facebook, ministri Maqedonci.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments