
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të realizuar takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku lidhur me çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara, siç po e shihni, dhe urojmë të arrijmë në një marrëveshje“, tha Kurti.

