Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomePolitikë27 vjetori i Policisë së Kosovës, Kurti: Kosova më e sigurt se...

27 vjetori i Policisë së Kosovës, Kurti: Kosova më e sigurt se asnjëherë më parë

Policia e Kosovës sot ka shënuar 27 vjetorin e themelimit. Me ceremoni solemne, e nën moton “Një rrugëtim i përbashkët një mision i përhershëm” u nderua puna e të gjithë atyre zyrtarëve policorë ndër vite, si dhe u nderuan ata që humbën jetën në krye të detyrës.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha se Policia e Kosovës për 27 vjet ka kaluar në procese transformimi dhe profesionalizmi.

“Më 6 shtator 1999, 176 kadetë nisën trajnimin si gjenerata e parë e Policisë së Kosovës. Kosova e sapo çliruar kishte nevojë për një institucion që do ta vendoste zbatimin e ligjit në themel. Nga ata 176 kadetë të parë në më shumë se 9 mijë zyrtarë policorë që janë sot, Policia e Kosovës është rritur. Policia e Kosovës është një nga institucionet më të besueshme në vend. Çdo qytetarë pavarësisht se kush është, duhet ta ndjej se përballë tij është një institucion që e mbron. Në 27 vjet Policia e Kosovës ka bërë rrugë të gjatë në aspekt profesional dhe operacional. Policia e Kosovës është një pjesë e bashkëpunimit më të gjerë me institucionet ndërkombëtare. Kjo është dëshmi se policia ka ndërtuar një nivel profesionalizmi. Andaj anëtarësimi i Kosovës në Interpol mbetet i rëndësishëm”, ka deklaruar ajo.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmendi shtrirjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit, derisa tha se do të vazhdojnë ta mbështesin policinë me pajisje moderne e kushte më të mira.

“Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë. Themelimi i Policisë së Kosovës 27 vjet më parë përkon me çlirimin tonë. Policia është angazhuar për shtet që funksionon e ku ngadhënjen rendi e ligji. Policia respekton dhe ruan qytetarët pa dallim duke zbatuar ligjin. Përgjatë 5 viteve të fundit krahas rritjes për 50 për qind të buxhetit të policisë, janë ngritur dhe forcuar mbi 20 stacione në gjithë veriun atje ku më parë nuk kishte asnjë institucion. Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për gjetjen e varrezave masive të luftës së fundit”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments