Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar nga Prishtina se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, duke theksuar se aktgjykimet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë të bëjnë me përgjegjësinë individuale të personave të pandehur.
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Aktgjykimi ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të personave të pandehur”, ka deklaruar von der Leyen.
Deklarata e saj vjen gjatë vizitës në Kosovë, në një periudhë kur në vend po zhvillohet debat i gjerë politik dhe publik lidhur me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Von der Leyen ka theksuar rëndësinë e respektimit të institucioneve të drejtësisë dhe të parimit të përgjegjësisë individuale, duke bërë dallim mes historisë së luftës së Kosovës dhe përgjegjësisë që mund t’u atribuohet individëve për veprime konkrete.
Deklarata u bë gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, ku ajo zhvilloi takime me krerët institucionalë të Kosovës.





Recent Comments