Thursday, October 8, 2026
spot_img
HomeSiguriPolicia konfirmon se nuk ka mjet shpërthyes

Policia konfirmon se nuk ka mjet shpërthyes

Policia e Kosovës njofton se, pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes në Prishtinë.

“Informata është trajtuar nga ana e Policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha për Radar Report zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë

(E plotësuar) Dyshohet për një mjet shpërthyes në Prishtinë Policia ka evakuuar qytetarët në një pjesë të Prishtinës pas raportimit për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni”.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, tha për RTKlive se njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin e informatës.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni”, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Pllana.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments