Tuesday, November 3, 2026
spot_img
HomeSiguriRikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit...

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama–Rutte

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama–Rutte

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në fokus të të cilit ishin sfidat aktuale të sigurisë euroatlantike, forcimi i bashkëpunimit strategjik brenda Aleancës dhe roli i Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve të përbashkëta të mbrojtjes.

Sipas njoftimit për shtyp, vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkërendimit me NATO-n në përballimin e kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin, ndërhyrjet e huaja dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, si sfida që kërkojnë një përgjigje gjithnjë e më të koordinuar mes vendeve aleate.

Advertisement

Një tjetër çështje me rëndësi strategjike ishte zhvillimi i Korridorit VIII si korridor i mobilitetit ushtarak, që lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe përbën një komponent të rëndësishëm për lëvizshmërinë, gatishmërinë operacionale dhe sigurinë e krahut juglindor të NATO-s. Në këtë kuadër u trajtua edhe rëndësia e projektit të Porto Romanos për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike në mbështetje të nevojave strategjike të Aleancës.

Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbajtja në Tiranë e Samitit të radhës të NATO-s, në vijim të vendimit të marrë nga vendet aleate.

Organizimi i këtij samiti përbën një moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, jo vetëm si vend mikpritës i forumit më të lartë politik të Aleancës, por edhe si një aleat me rol dhe përgjegjësi në rritje në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

Në një mjedis ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguri të shtuara dhe sfida të ndërlikuara gjeopolitike, Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të vendosë Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në qendër të diskutimeve strategjike për të ardhmen e sigurisë kolektive, duke konfirmuar rëndësinë e rajonit për stabilitetin dhe sigurinë euroatlantike.

Shqipëria mbetet e angazhuar në forcimin e partneritetit transatlantik, përmbushjen e detyrimeve si vend anëtar dhe kontributin aktiv për një Aleancë më të fortë, më të qëndrueshme dhe më të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments