Prishtinë, 29 tetor 2026 – Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sërish në lexim të dytë Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ky ligj ishte dërguar dy herë në Gjykatën Kushtetuese, fillimisht në shkurt të vitit 2023 dhe më pas në dhjetor të vitit 2024, pasi ishte miratuar në Kuvend.
Kurti ka falënderuar deputetët për votimin e ligjit, duke theksuar se miratimi i tij është vonuar për më shumë se tre vjet e gjysmë.
Ai ka theksuar se këto vonesa nuk do ta ndalin synimin për të siguruar që pasuria në Kosovë të jetë në përputhje me të hyrat e personave që e posedojnë.
“Na vonuan për më shumë se tre vjet e gjysmë, por nuk do të na ndalin në synimin tonë të drejtë e të shumëpritur që pasurimi në Republikën tonë të jetë i drejtë, i pastër dhe në përputhje me të hyrat”, ka deklaruar Kurti.
Miratimi i ligjit në lexim të dytë shënon një tjetër hap në procesin legjislativ për krijimin e mekanizmit për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë.





Recent Comments