Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 20:00 në Leshak, në rrugën që çon drejt pikëkalimit kufitar në Jarinjë, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas informacioneve të siguruara nga Radar Report, si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Leposaviq.
Radar Report ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa aktualisht është në pritje të konfirmimit zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rrethanat dhe detajet e aksidentit.
Radar Report do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.








Recent Comments