Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se në takimin e grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore për apelimin e aktgjykimit në Hagë janë arritur disa marrëveshje.
Pas përfundimit të takimit, i cili nisi në orën 10:00 në ndërtesën e Qeverisë, Çitaku u shpreh shkurt se disa marrëveshje tashmë janë arritur, por se ato nuk do të bëhen publike.
“Disa marrëveshje janë arritur, por jo për publik”, deklaroi Çitaku.
Ajo theksoi se anëtarët e grupit janë dakorduar për ruajtjen e konfidencialitetit të diskutimeve, duke shtuar se puna duhet të jetë në fokus dhe jo deklaratat publike.
“Këtij grupi duhet t’i flasë puna, e jo deklaratat”, u shpreh Çitaku.





Recent Comments