Saturday, October 10, 2026
spot_img
HomePolitikëKurti takohet me të Dërguarën e Posaçme të Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Kurti takohet me të Dërguarën e Posaçme të Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Gjatë qëndrimit në New York, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Sipas njoftimit, gjatë takimit Kurti e ka falënderuar Pierce për qëndrimin e qartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës.

Kryeministri ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Advertisement

Në takim është diskutuar edhe çështja e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kurti ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me dënimet e dhëna në shkallën e parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat i ka cilësuar si të rënda dhe të padrejta.

Takimi është zhvilluar në kuadër të qëndrimit të kryeministrit Kurti në New York, ku po merr pjesë në aktivitetet dhe takimet e zhvilluara në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments