Friday, October 9, 2026
spot_img
HomePolitikëRama nuk e përmendi Kosovën në OKB, flet për inteligjencën artificiale

Rama nuk e përmendi Kosovën në OKB, flet për inteligjencën artificiale

Ndonëse në Kosovë pritej që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, t’i kushtonte hapësirë në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillimeve pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, kjo nuk u dëgjua sot nga kreu i qeverisë shqiptare në New York.

Edi Rama ia kushtoi pothuajse të gjithë fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflektimeve mbi inteligjencën artificiale dhe rrjetet sociale. Ai gjithashtu kritikoi protestat në Shqipëri.

Advertisement

Në fjalimin e tij, Rama nuk përmendi Kosovën, ndërsa nuk pati referim as ndaj veprimeve dhe retorikës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Rama mbrëmë ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, ku foli edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më 16 shtator u dënua me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ndërkaq, në fjalën e mbajtur sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri shqiptar foli për inteligjencën artificiale, përfitimet dhe rreziqet e përdorimit të saj.

Ai theksoi se Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fjalës së fundit, por është një komb që e ka jetuar tashmë të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar.

Sipas tij, “rreziku i menjëhershëm e më i madh nuk është se inteligjenca artificiale do të ndalet së binduri njerëzimit”.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments