Thursday, October 8, 2026
spot_img
HomeSiguriLAJMI I FUNDit: Operacioni “Dosja 23”: Nëntë të dyshuar për krime lufte...

LAJMI I FUNDit: Operacioni “Dosja 23”: Nëntë të dyshuar për krime lufte arrestohen në Zubin Potok


Prishtinë, 27 shtator 2026 – Nëntë persona janë arrestuar në komunën e Zubin Potokut, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë zhvilluar një operacion të hershëm të mëngjesit në Zubin Potok, në kuadër të hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile.


Operacioni është zhvilluar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara policore dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë, operacioni është koduar me emrin “Dosja 23” dhe ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.


Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë kanë bërë të ditur se për detajet e mëtejshme të operacionit dhe veprimet e ndërmarra do ta informojnë publikun në momentin kur informacionet mund të bëhen publike.
Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në krime lufte, ndërsa rrethanat e rastit dhe veprimet e mëtejshme hetimore pritet të bëhen të ditura nga organet kompetente.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments