Thursday, October 8, 2026
spot_img
HomePolitikëKurti paralajmëron takime me opozitën për zgjedhjen e presidentit

Kurti paralajmëron takime me opozitën për zgjedhjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se menjëherë pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë takimet me krerët e partive opozitare.

Kurti tha se këto takime synojnë të sigurojnë zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re para 7 tetorit, në mënyrë që vendi të mos mbetet pa Kuvend.

“Posa të përfundojmë me takimin që kemi sot me presidenten e Komisionit Evropian, zonjën Ursula von der Leyen, menjëherë do të fillojmë komunikimet për takime me krerët e opozitës, në mënyrë që të mos jemi pa Kuvend më 7 tetor, por më së largu deri më 6 tetor ta kemi presidentin apo presidenten e re”, tha Kurti.

Ai nuk ka bërë të ditur detaje për formatin apo kohën e takimeve me krerët e opozitës.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments