Thursday, October 8, 2026
spot_img
HomeEkonomiDogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana konfiskon mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 13.353,98 euro në Pikën e Kalimit Kufitar në Hani të Elezit.

Rasti ka ndodhur më 3 tetor 2026, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit “Škoda Superb”, me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

Sipas Doganës, drejtuesi i automjetit, kur është pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, është përgjigjur se nuk kishte asgjë.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët kanë gjetur të fshehura 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas. Shuma totale, pas konvertimit në euro, arrin në 13.353,98 euro.

Mjetet monetare janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Dogana ka rikujtuar se, bazuar në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart mjete monetare në vlerë prej 10 mijë euro ose më shumë, apo kundërvlerën në valuta të tjera, është i obliguar t’i deklarojë ato pranë Doganës së Kosovës.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments