Dyshohet për vrasje të rëndë në Livoq të Ulët në Gjilan, dyshohet për dy viktima
Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit, mëson ekskluzivisht Radar Report përmes burimeve të veta.
Sipas informacioneve fillestare të siguruara nga Radar Report, dyshohet për dy persona të vrarë, ndërsa incidenti dyshohet se ka nisur pas një konflikti mes dy familjeve.
Deri në këtë fazë, informacionet për numrin e viktimave dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht.
Radar Report është duke përcjellë zhvillimet lidhur me këtë rast dhe do t’i publikojë informacionet e reja sapo ato të konfirmohen.
Radar Report – në vend të ngjarjes, me informacione të reja sapo të konfirmohen.





Recent Comments