Saturday, October 10, 2026
spot_img
HomePolitikëShiroka-Pula merr urime për zgjedhjen presidente nga katër shtete

Shiroka-Pula merr urime për zgjedhjen presidente nga katër shtete

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë.

Presidenti finlandez, Alexander Stubb, i ka uruar Shiroka-Pulës sukses në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian.

Advertisement

Ndërkaq, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka shprehur bindjen se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen.

Në mesazhin e saj, ajo ka riafirmuar mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën në avancimin e parimeve demokratike, forcimin e institucioneve, bashkëpunimin rajonal dhe sundimin e ligjit. Gjithashtu, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente, duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria do të qëndrojnë së bashku përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.

Urime ka përcjellë edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ka shprehur besimin se udhëheqja e re do të kontribuojë në forcimin e dialogut dhe kohezionit shoqëror në Kosovë.

Ajo ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, duke shprehur gatishmërinë për t’i dhënë shtysë të re bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments