Sunday, October 11, 2026
spot_img
HomeEkonomiTrepça siguron trafon zëvendësuese pas avarisë në Stantërg

Trepça siguron trafon zëvendësuese pas avarisë në Stantërg

Trepça Sh.A. ka njoftaur se ka pranuar mbështetje institucionale për sigurimin e një trafoje zëvendësuese, pas avarisë në sistemin 35 kV në Minierën me Flotacion në Stantërg.

Përmes një njoftimi publik, ndërmarrja ka falënderuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe kryeshefin ekzekutiv, Gramos Hashani, për gatishmërinë dhe mbështetjen në përballimin e situatës së krijuar.

Trepça ka shprehur mirënjohje edhe për KOSTT-in, si dhe për Ministrinë e Ekonomisë dhe ministren Artane Rizvanolli, për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë këtij procesi.

Advertisement

Në njoftim, ndërmarrja ka falënderuar edhe organet e sigurisë dhe ekipet mbështetëse që kontribuuan në trajtimin e situatës.

Sipas Trepçës, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është i rëndësishëm për përballimin e problemeve teknike, mbrojtjen e sigurisë së punëtorëve dhe vazhdimësinë e veprimtarisë minerare.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments