Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një personi në fshatin Pogragjë të Gjilanit, rast për të cilin raportoi ekskluzivisht Radar Report.
Sipas konfirmimit të Policisë, viktima është një 29-vjeçar, i lindur në vitin 1997, i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Rasti është raportuar rreth orës 19:30 të së dielës, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Ndërkohë, një person i dyshuar, mashkull kosovar i njohur për Policinë, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave.
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Radar Report do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit lidhur me këtë rast.





Recent Comments