Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, ka njoftuar se në rezidencën zyrtare të NATO-s në Bruksel është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ukrainës, vendeve evropiane dhe Bashkimit Evropian.
Sipas deklaratës së Hart, takimi është zhvilluar një ditë para takimeve të planifikuara trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Federatës Ruse, të cilat pritet të mbahen në Abu Dhabi.
Ajo ka bërë të ditur se takimi në Bruksel është mbështetur në diskutimet paraprake, të zhvilluara në Miami dhe Oslo, me synimin për të avancuar përpjekjet drejt përfundimit të luftës në Ukrainë përmes një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Takimi i djeshëm ndërtoi mbi diskutimet produktive në Miami dhe Oslo dhe kishte për qëllim avancimin drejt një përfundimi të drejtë dhe të qëndrueshëm të luftës në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së NATO-s, Allison Hart.





Recent Comments