Në Memorialin e Prishtinës është mbajtur këtë mëngjes ceremonia përkujtimore e Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelthit, e organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë.
Ceremonia u organizua në nderim të kontributit të ushtarakëve dhe personelit civil britanik dhe të vendeve të Komonuelthit, të cilët shërbyen gjatë dy Luftërave Botërore dhe konflikteve të mëvonshme.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Roberto Vergori, i cili iu bashkua përkujtimit në emër të të gjithë pjesëtarëve që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.
Gjatë ceremonisë u nderuan gjithashtu ata që dhanë jetën dhe sakrifikuan të tashmen e tyre në Kosovë, me qëllim që gjeneratat e ardhshme të kenë një të ardhme më të mirë.
KFOR-i theksoi se guximi, ndjenja e detyrës dhe përkushtimi i të rënëve dhe të plagosurve gjatë shërbimit në emër të paqes në Kosovë vazhdojnë të jenë frymëzim për punën e përditshme të të gjithë pjesëtarëve të këtij misioni.








Recent Comments