Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeSiguriAksioni kundër fajdesë në Prizren, Kryeprokurori Kryeziu flet për Radar Report :...

Aksioni kundër fajdesë në Prizren, Kryeprokurori Kryeziu flet për Radar Report : Janë arrestuar tre persona

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar se gjatë aksionit kundër fajdesë në Prizren janë arrestuar tre persona.

Kryeziu ka bërë të ditur se aksioni është ende duke u zhvilluar dhe se janë duke u bastisur disa lokacione në Prizren.

“Jam në aksion dhe jam në udhëheqje të aksionit, jemi në bastisje të disa lokacioneve, kështu që më shumë në këtë fazë nuk mundemi me dhanë. Është e hershme me dhanë detaje. Janë arrestu tre persona”, tha Kryeziu.

Aksioni është duke u zhvilluar në kuadër të dyshimeve për veprimtari të fajdesë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments