Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomePolitikëENVER HOXHA NGA PDK: Kryeministri në detyrë Albin Kurti po qëndron në...

ENVER HOXHA NGA PDK: Kryeministri në detyrë Albin Kurti po qëndron në zyrë kundërligjshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i është drejtuar Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit përmes një videoje të publikuar nga aksioni i PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Deputetët e PDK-së kanë bllokuar dyert e ndërtesës së Qeverisë, duke kundërshtuar qëndrimin e Kurtit në zyrën e kryeministrit pas marrjes së mandatit të deputetit.

“Dil nga zyra, o deputet uzurpues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos së publikuar nga vendi i ngjarjes.

PDK-ja po kërkon që Kurti ta lirojë menjëherë zyrën e kryeministrit, duke e cilësuar qëndrimin e tij në Qeveri si uzurpim të institucionit si dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendjt nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments