Sunday, November 1, 2026
spot_img
HomePolitikëVV diskuton shpalljen e zgjedhjeve të brendshme, Kurti falënderon strukturat për angazhimin

VV diskuton shpalljen e zgjedhjeve të brendshme, Kurti falënderon strukturat për angazhimin

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur dakordim në parim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme, pas një mbledhjeje me drejtuesit e Qendrave në Kosovë dhe mërgatë.

Në zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është mbajtur një mbledhje e përbashkët me drejtuesit e Qendrave të kësaj partie në Kosovë dhe në mërgatë, ku është diskutuar situata politike, zhvillimet institucionale dhe fuqizimi i mëtejmë organizativ.

Në takim morën pjesë kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherësh kryeministri Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama, koordinatori i Qendrave Salih Zyba dhe anëtarë të Kryesisë Qendrore.

Advertisement

Sipas komunikatës së Lëvizjes, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua çështjeve të brendshme organizative, me theks të veçantë procesit të zgjedhjeve të brendshme.

Pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, është arritur dakordim në parim për shpalljen e këtij procesi, i cili synon ripërtëritjen, konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave të partisë.

Gjatë mbledhjes, Kurti ka falënderuar strukturat organizative, drejtuesit e Qendrave, aktivistët dhe anëtarësinë në Kosovë e në mërgatë për angazhimin dhe mbështetjen në proceset zgjedhore dhe punën e deritanishme të Lëvizjes.

Në komunikatë thuhet se forcimi i Qendrave nëpër komuna synon zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë dhe shtrirjen e alternativës së partisë në çdo lagje e fshat.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka theksuar gjithashtu se angazhimi organizativ do të jetë i ndërlidhur me përgjegjësitë qeverisëse dhe synimin për të ofruar qeverisje lokale me transparencë, shërbime cilësore dhe zhvillim të barabartë.

Në përfundim, partia ka bërë thirrje për organizim më të fortë dhe angazhim më të madh në shërbim të qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës.

- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments